Sebastian Muçmata, 25 vjeç, është dorëzuar në polici, duke pranuar autorësinë e plagosjes me armë zjarri ndaj Elvis Halilaj, kushëririt të Kryetarit të Bashkisë Kukës, Albert Halilaj. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së mërkurës në qytetin e Kukësit pas një përplasjeje fizike mes të dyve.
Sebastian Muçmata, i cili është vëllai i Zenel Muçmatës, drejtor i shërbimeve në Bashkinë Kukës, ka plagosur Elvis Halilajn kur ky i fundit po kthehej në banesën e tij. Pas plagosjes, ai është larguar nga vendi, por është ndjekur nga autori që ka qëlluar me armë zjarri një herë kur makina e Halilajt është ndaluar pranë shtëpisë.
Pas kontrollove të intensifikuara dhe komunikimit me familjarët, Muçmata është vetëdorëzuar rreth orës 21:00, duke dorëzuar armën e përdorur, një pistoletë.
Policia e Kukësit, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
