“Vëllai yt punon në shtëpi bari”/ Plas debati mes Meritonit dhe Eglës

Spektakli i sotëm ka nisur me debatin e ashpër mes Julit, Meritonit dhe Eglës. Ndërkohë që janë zënë vazhdimisht jashtë javës, debati mes treshes ka vijuar edhe gjatë prime-t.

Meritoni shprehet se Egla ka përmendur familjarët e tij, përfshi mamin edhe Ilnisën. Ndërsa nga ana tjetër, Egla ka bërë një deklaratë që ka habitur të gjithë banorët por edhe opinionistët në studio.

Egla është shprehur se edhe Meritoni i ka përmendur asaj vëllain, madje ai ka pyetur se cfarë punë bën vëllai i saj në Angli, ku sipas Eglës ai ka nënkuptuar se ai merret me shtëpi bari.