VLORË- Humb jetën turisti ukrainas në Sazan. Mësohet se turisti 40-vjeçar P.I ka pësuar arrest kardiak teksa ndodhej me familjen në Sazan për guidë turistike.
Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Sot, në Sazan, gjatë transportit për ndihmë mjekësore për në spital, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak shtetasi ukrainas P. I., 40 vjeç, i cili ndodhej me familjen në atë zonë për guidë turistike.
Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.













