V*des në burg atentatori 33-vjeçar i Don Boskos

TIRANË- Pasditen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin e Fushë Krujës autori i arrestuar i atentatit të Don Boskos, Andrea Bregasi. 32-vjeçari ishte arrestuar pak ditë më parë në lidhje me atentatin ndaj Rudolf Zefit në Don Bosko. Dyshohet se shkak i vdekjes së 32-vjeçarit ka qenë një arrest kardiak.

Breagasi ishte fqinj me Rudolf Zefin dhe m 14 dhjetor t vitit t kaluar qëlloi drejt makinës së shnjestrs të paktën katër herë me armë zjarri. Autori kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, pasi ka vuajtur dënimin me grabitje me armë.

Bregasi i akuzuar për veprën penale “Vrasje e mbetur ne tentative”, ka ndërruar jetë si pasojë e atakut kardiak. Mësohet si 32-vjeçari ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe trajtohej me Metadon.

Bregasi u arrestua vetëm pak ditë më parë, më 11 korrik në hyrje të një pallati dhe gjatë kontrollit në çantën e tij, policia gjeti 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që posedohej pa leje.