Një vatër zjarri e përmasave është aktivizuar në malet e Zavalinës në Elbasan. Mësohet se për vendosjen e tij nën kontroll është e vështirë për shkak të terrenit të malor. Ndërkohë përveç zjarrfikësve, në lëvizje për shuarjen e flakëve janë vënë edhe forcat e ushtrisë dhe emergjenca civile.
Situata e përmbledhur në shkallë vendi
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësime lidhur me situatën e zjarreve aktive në vend gjatë 24 orëve të fundit. Në njoftim bëhet me dije se 30 vatra zjarri janë raportuar në 24 orët e fundit, nga të cilat 22 janë shuar. • Në fushën e mbetjeve në Vlorë flakët vijojnë ende, ndërsa në malin e Shëngjinit gjendja e zjarrit është përkeqësuar sërish për shkak të erës që fryn. • Aktive gjithashtu janë vatrat në fshatin Hoten, bashkia Vau Dejes, në bashkinë Fushë Arrëz, në fshatin Xhathe, i cili dje mori përmasa të menjëhershme si pasojë e erës së fortë. • Ndërkohë një vatër zjarri e përmasave është aktivizuar në malet e Zavalinës në Elbasan. • Mësohet se për vendosjen e tij nën kontroll është e vështirë për shkak të terrenit të malor. • Ndërkohë përveç zjarrfikësve, në lëvizje për shuarjen e flakëve janë vënë edhe forcat e ushtrisë dhe emergjenca civile. • Ndërsa një vatra e zjarrit te masivi i pishave në lagjen Gërhot të Gjirokastrës është përkeqësuar. • Mësohet se vatra e zjarrit po përhapet me shpejtësi masive, për shkak të ndihmës nga era. • Zjarri po përhapet në drejtimin verior, duke rrezikuar djegien e qindrave hektarë me pisha. • Vijonë të jenë aktive flakët e zjarrit në fshatin Mal në Shëngjin të Lezhës. • Mësohet se situata është përkeqësuar ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi, duke rrezikuar dhe banesat. • Gjithashtu bëhet me dije se era po favorizon përhapjen e flakëve të cilat kanë arritur deri në zonën e Ranës së Hedhun. • Po ashtu bëhet me dije se për të vënë situatën nën kontroll, është dhe kërkuar ndërhyrje nga ajri.
