Ndryshe nga partnerët e tjerë të NATO-s Gjermania refuzon ta furnizojë Ukrainën me armë. Tani qeveria gjermane mori një kërkesë nga Kievi. Ambasada e Ukrainës ka kërkuar zyrtarisht mbështetje në formën e furnizimeve me armëve. Gazeta “Süddeutsche Zeitung” citon nga një letër drejtuar Ministrisë së Jashtme në të cilën ambasada liston një numër armësh që dëshiron Ukraina.
Qeveria gjermane i ka premtuar Ukrainës vetëm dërgimin e 5000 helmetave ushtarake. Ky është një “sinjal shumë i qartë se ne jemi në anën tuaj”, tha ministrja e Mbrojtjes, Christine Lambrecht. Ambasadori ukrainas në Berlin e mirëpriti dorëzimin, por në të njëjtën kohë e kritikoi atë si një “gjest simbolik”. Në marrëveshjen e koalicionit, qeveria federale gjermane e përbërë nga SPD, të Gjelbrit dhe FDP kanë vendosur të mos dëgojnë armë në rajone krize.
