U vuri zjarrin 7 makinave, arrestohet autori. Emri

Është vënë në pranga autori i zjarr vënies së 7 makina në një biznes në Kamëz.

Sipas burimeve zyrtare, autori është identifikuar shtetasi me iniciale Amarildo Saliu, 23-vjeç, i cili e kishte shtëpinë pranë biznesit që jepte makina me qira.

Ky i fundit ka qenë me masë sigurie ‘arrest shtëpie’ nën akuzën e trafikimit të klandestinëve, në momentin që u ka vënë flakën makinave.

Sakaq, policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqeve.