Shqiptari që u vra në Baldissero D’Alba të Italisë nga pronari i shtëpisë ku dyshohet se kishte hyrë për të vjedhur bashkë me të tjerë, është identifikuar si Gjovalin Lazri.
36-vjeçari jetonte në Torino, ku drejtonte një bar në periferitë veriore të qytetit, dhe ishte baba i një fëmije.
Ai u qëllua për vdekje nga 35 vjeçari italian, Roberto Mollo pasi kishte hyrë në oborrin e shtëpisë në rikonstruksion bashkë me pesë persona të tjerë, sipas mediave italiane.
Sipas hetuesve, Mollo qëlloi disa herë me një pistoletë gjysmëautomatike, duke mos i lënë asnjë mundësi për t’u arratisur. 35-vjeçari ishte vetëm në shtëpi dhe rrëmbeu armën e tij, duke qëlluar disa herë në errësirë ??drejt bandës.
36-vjeçari shqiptar, sipas asaj që raportojnë mediat e vendit fqinj, kishte një precedent penal për krime kundër pronës.





