Superstrada Tiranë-Durrës bllokohet për shkak të punimeve, ja oraret dhe rrugët alternative! (Harta)

Drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në autostradën Tiranë-Durrës duhet të bëjnë kujdes!

Për shkak të punimeve për montimin e trarëve tërthorë në kuadër të projektit të zgjerimit të superstradës (Faza III), ARRSH ka njoftuar bllokimin e përkohshëm të qarkullimit në të dyja krahët përgjatë dy netëve të ardhshme.

Detajet e bllokimit dhe devijimet sipas akseve:

Në drejtimin Tiranë-Durrës (Sot, 21 shtator, ora 23:00 – 05:00): Qarkullimi do të bllokohet përkohësisht.

Trafiku do të devijohet nëpërmjet rampës për në Rinas, duke vazhduar në rrugën dytësore për t’u rikthyer sërish në superstradë përmes rrugës së Rinasit dhe rampës për në Durrës.

Superstrada Tiranë-Durrës bllokohet për shkak të punimeve,

Për mjetet e rënda (kamionët): Devijimi detyrohet të bëhet që nga rrethrrotullimi i “Casa Italia” për të shmangur dëmtimin e rampës provizore të Rinasit.

Në drejtimin Durrës–Tiranë (Nesër, 22 shtator, ora 23:00 – 05:00):

Qarkullimi do të bllokohet përkohësisht.

Trafiku do të devijohet përmes mbikalimit Kashar-Thumanë, duke vijuar në rrugën dytësore (krahu i majtë) deri pas mbikalimit të Kasharit, ku rikthehet në autostradë drejt Tiranës.

Për mjetet me destinacion Rinas, Shkodër dhe Kosovë: Do të orientohen që në Mbikalimin e autostradës Kashar-Thumanë.

Njoftimi:

Në kuadër të vijimit të punimeve për realizimin e projektit “Zgjerimi i Superstradës Tiranë–Durrës (Faza III)”, dhe në zbatim të Planit të Menaxhimit të Trafikut, do të kryhen punime për montimin e trarëve tërthorë në hapësirën e mesit të mbikalimit.

Për realizimin e sigurt të këtyre punimeve, sot në datën datë 21 shtator, nga ora 23:00 deri në 05:00, do të bllokohet përkohësisht qarkullimi në drejtimin Tiranë–Durrës.

Trafiku do të devijohet nëpërmjet rampës në drejtim të Rinasit dhe më pas do të vijojë në rrugën dytësore nga ku mund të futen sërisht në superstradë nëpërmjet rrugës së Rinasit dhe rampës së saj me drjetim Durrësin.

Për mjetet e rënda, veçanërisht kamionët, devijimi nevojitet të bëhet që nga rrethrrotullimi i “Casa Italia”, në mënyrë që të shmanget përdorimi dhe dëmtimi i rampës provizore së Rinasit.

Në datën 22 shtator, nga ora 23:00 deri në 05:00, do të bllokohet përkohësisht qarkullimi në drejtimin Durrës–Tiranë.

Trafiku do të devijohet nëpërmjet mbikalimit Kashar–Thumanë, duke vijuar në rrugën dytësore në anën e majtë deri pas mbikalimit të Kasharit, ku do të rikthehet në autostradë në drejtim të Tiranës.

Mjetet me destinacion Rinas, Shkodër dhe Kosovë: do të sinjalizohen dhe orientohen që në Mbikalimin e autostradës Kashar–Thumanë për të vijuar në drejtimin përkatës.

Gjatë periudhave të bllokimit, trafiku do të devijohet në rrugët dytësore në të dyja anët e superstradës, në përputhje me sinjalistikën dhe masat e përcaktuara në Planin e Menaxhimit të Trafikut.

ARRSH kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve, bizneseve dhe banorëve të zonës për kufizimet e përkohshme të qarkullimit.

U rekomandohet drejtuesve të mjeteve të planifikojnë paraprakisht itinerarin e tyre dhe të shmangin, sa të jetë e mundur, qarkullimin në këtë segment gjatë intervalit kohor të punimeve.