U shpall i humbur /Renato Kërçyku bashkohet me familjen, lajmin e konfirmojnë për elbasanion të afërmit e tij!

Është ribashkuar me familjen e tij Renato Kyçyku 27- vjeçari  nga Tregani i Elbasanit, i cili u shpall i humbur nga familja tre ditë më parë. Të shqetësuar për fatin e djalit të tyre familjarët kërkuan ndihmën e opinionit publik dhe medias. Sapo u njoh me rastin në fjalë elbasanion e publikoi menjëherë si rast , pasi në fund të fundit misioni ynë është qytetari dhe pasqyrimi i drejtë  dhe pa ndikim  i problematikave të këtyre të fundit. Lajmin e mirë për gjetjen e të riut e kanë bërë të ditur për ne familjarë të 27-vjecarit, të cilët na falenderojnë për publikimin e rastit. Nuk dihen detajet që e kanë detyruar të riun të zhduket pa asnjë gjurmë duke mos lajmëruar për disa ditë familjen. Gjithësesi elbasanion është i lumtur për bashkimin e Renatos me familjen e tij./elbasanion