Pas rreth një muaji kërkimesh, familjarët kanë konfirmuar se Valentin Volaj, 23-vjeçari nga Kelmendi, i cili ishte shpallur i zhdukur në Gjermani, është gjetur pa shenja jete, raporton portali Shkodra Sot që citon noa.al.
Lajmi i trishtë është bërë publik nga të afërmit e tij përmes rrjeteve sociale, ndërsa deri në këto momente rrethanat e sakta të ngjarjes nuk janë bërë ende të ditura.
Sipas informacioneve paraprake, autoritetet gjermane pritet të vijojnë procedurat hetimore për të hedhur dritë mbi shkaqet e humbjes së jetës së të riut.
Kujtojmë se Valentin Volaj ishte raportuar i zhdukur më 9 nëntor, pasi ishte larguar nga banesa ku jetonte në qytetin Bremen rreth orës 04:00 të mëngjesit dhe nuk ishte kthyer më.
Familjarët kishin deklaruar se në banesë ai kishte lënë sendet personale, celularin dhe paratë, si edhe një letër lamtumire për familjen.
Sipas të afërmve, i riu po kalonte një periudhë të vështirë emocionale, i përballur me stres dhe gjendje të rënduar psikologjike.
Menjëherë pas zhdukjes u bë denoncim në policinë gjermane dhe u kërkua ndihma e Ambasadës Shqiptare, ndërsa kërkimet u përqendruan edhe në zonën Sodenmattsee, ku fatkeqësisht u gjet trupi i pajetë i 23-vjeçarit.
Raportohet se, trupi i pajetë i të riut shqiptar, Valentin Volaj, 23 vjeç, është gjetur në zonën e Sodenmattsee (Huchting), Bremen në Gjermani.
Familjarët e tij ishin tepër të shqetësuar, pasi ai kishte lënë në shtëpi sendet personale, celularin dhe paratë, si dhe një letër lamtumire.
Kohët e fundit, i riu kishte kaluar një periudhë të vështirë, duke u përballur me depresion dhe stres.
Ai kishte lënë një letër lamtumire.













