U rrëzua teksa po mblidhte çaj në malin e Gopeshit, banori në gjendje të rëndë shëndetësore

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në malin e Gopeshit, pjesë e bashkisë Maliq, në njësinë administrative të Moglicës, ku një person është rrëzuar nga një shkëmb dhe ka marrë dëmtime të rënda.

Sipas të dhënave paraprake, banori i Gramshit ka shkuar në malë për të mbledhur çaj ndërsa është rrëzuar dhe ndodhet në gjëndjë të rëndë shëndetsore. Policia ka qënë e pranishme në vendngjarje dhe mësohet se është njoftuar nga një tjetër banor.

Forcat e zjarrëfikëses dhe grupi hetimor janë nisur menjëherë drejt vendodhjes për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.