Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë në spital, pasi u rrëzua nga biçikleta me të cilën lëvizte dhe pësoi dëmtimë të rënda. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
“Më datë 14.06.2025, në rrugën “Shefqet Ndroqi” dyshohet se është rrëzuar biçikleta në të cilën lëvizte shtetasi F. T., 60 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime të rënda dhe për pasojë ka humbur jetën në spital. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.
