U rrëzua në një kënd lojërash, 2-vjeçari dërgohet te spitali i Traumës, ja gjendja e tij shëndetësore

SHËNGJIN- Një fëmijë 2 vjeç është plagosur pasi është rrëzuar në një kënd lojrash. Ngjarja mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 në një kompleks në Shëngjin.

Fillimisht fëmija është dërguar në spitalin e Lezhës. Pas marrjes së ndihmës mjekësore 2-vjeçari është transportuar në Spitalin e Traumës. Fatmirësisht fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 30.07.2025, rreth orës 22:00, në spitalin e Lezhës, është dërguar nga familjarët, për mjekim, një fëmijë 2 vjeç. Sipas deklarimeve të familjarëve, fëmija është rrëzuar në një kënd lojërash, në ambientet e një kompleksi pushimi, në Shëngjin.

2-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për verifikimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.