U rrëzua aksidentalisht nga shkallët, humb jetën 69-vjeçari

FIER- Një 69-vjeçar në Fier ka humbur jetën tragjikisht pasi ka rënë nga shkallët. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Radostinë të Fierit.

Lidhur me ngjarjen policia ka dërguar materialet në prokurori, ndërsa nuk dihet nëse incidenti ka ndodhur në banesën e të moshuarit apo në një tjetër vend.

“U referuan materialet në Prokurori për vlerësim pasi ditën e djeshme, në fshatin Radostinë, shtetasi S. Sh., 69 vjeç, është rrëzuar aksidentalisht nga shkallët dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital”, njofton policia.