U raportua i rrëmbyer, Policia e Sarandës: 19-vjeçari ndodhet në Komisariat, ja çfarë dyshohet

Policia e Sarandës thotë se 19-vjeçari i cili u raportua se ishte rrëmbyer ditën e sotme në Qafën e Gjashtës, ndodhet në ambientet e Komisariatit.

19-vjeçari Françesk Mani është duke dhënë dëshminë lidhur me një mosmarrëveshje që ka pasur me një shtetas tjetër, njofton policia, pa dhënë më tepër detaje lidhur me ngjarjen.

Njoftimi i Policisë:

Në lidhje me një njoftim të publikuar në media, se një shtetas është rrëmbyer në qytetin e Sarandës, ju informojmë se:

Shtetasi i identifikuar me iniciale F. M, 19 vjeç, aktualisht ndodhet në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe po jep deklaratën e tij lidhur me një mosmarrëveshje që ka pasur me një tjetër shtetas.

Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti, si dhe për identifikimin e personave të përfshirë në të.