U publikua se ishte në romancë me ish të dashurën e djalit që i ndërroi jetë, reagon ish-futbollisti i kombëtares gjermane, Ballack: Nuk është e vërtetë!

GJERMANI – Michael Ballack (47) ka njoftuar se do të marrë masa ligjore ndaj mediave që kanë publikuar se partnerja e tij aktuale, Sophia Schneiderhan, e cila është 25 vjet më e vogël, është ish e dashura e djalit të tij, tashmë të ndjerë.

“Ne do të marrim masa ligjore kundër këtyre gënjeshtrave”,- shkroi ish-lojtari i Bayer Leverkusen, Bayern Munich dhe Chelsea në llogarinë e tij në Instagram.

Sipas ‘Daily Mail’, Ballack u afrua më shumë me Schneiderhan, pas vdekjes së djalit të tij. Në vitin 2021, 18-vjeçari Emilio vdiq në një aksident në Lisbonë.

Schneiderhan përflitet se ka qenë më pare në një lidhje me Emilion, diçka që e ka vënë në dukje ish-ndërkombëtari gjerman.

“Partnerja ime Sophia, nuk është ish e dashura e djalit tim

“Pas spekulimeve të fundit në media, ndihem i detyruar të bëj sqarimin e mëposhtëm: Partnerja ime e jetës, Sophia, nuk është ish e dashura e djalit tim të ndjerë dhe as shoqja e tij. Ne do të marrim masa ligjore kundër këtyre falsiteteve, kërkojini të gjithëve që ata të respektojnë privatësinë tonë.”

Ish-ndërkombëtari gjerman, i cili ka dy fëmijë nga një martesë e mëparshme, shënoi 42 gola në 98 ndeshje për Gjermaninë dhe fitoi Premier League, FA Cup dhe Bundesligën.