U përplas për vdekje nga regjisori Petri Bozo, 7-vjeçari përcillet mes lotësh e dhimbjes për në banesën e fundit!

7-vjeçari që u përplas për vdekje paraditen e së hënës, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd është përcjellë mes lotësh dhe dhimbjes së madhe për në banesën e fundit.

I vogli u përplas nga automjeti që drejtohej nga regjisori, Petri Bozo, teksa po lëvizte në aksin pranë shkollës së fshatit Mengel.

Fëmija ishte me të ëmën duke shkuar në shkollë, teksa i shpëtoi asaj nga duart duke kaluar rrugën dhe pësoi aksidentin fatal.

Në dëshminë e tij para uniformave blu, Bozo mësohet të ketë thënë se nuk ka qenë me shpejtësi.

Megjithatë, sipas dëshmive të banorëve të zonë për mediat, ai ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti me drejtues shtetasin P. B., 61 vjeç, ka përplasur një fëmijë rreth 7 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.