U përfshi në aksident dhe u largua nga vendngjarja, rikthehet dhe godet punonjësin e policisë! Arrestohet

Një person është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi më datë 05.12.2024, në rrugën “Myslym Keta”, është përfshirë në një aksident me mjetin me drejtuese personin me inicialet R. M., dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas policisë, personi me inicialet F. Gj, më pas është rikthyer në vendngjarje dhe ka nisur debat me drejtuesen e mjetit me të cilën u përfshi në aksident.

Në këtë moment kanë ndërhyrë, shërbimet e policisë kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën, por gjatë ndërhyrjes, personi me inicialet F. Gj, ka filluar të ofendojë punonjësit e policisë, dhe gjatë përpjekjes për ta neutralizuar, ai nuk i është bindur urdhrave dhe ka goditur me grushte një punonjës Policie.

Më pas drejtuesi i mjetit, shtetasi F. Gj., është shoqëruar në komisariat ku i është bërë testi i alkoolit i cili

‘Ka rezultuar: Testi i parë: 0.82 mg/l, testi i dytë: 0.66 mg/l, testi i tretë: 0.71 mg/l. Në vijim të veprimeve është bërë arrestimi i tij për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Kanosja për shkak të detyrës”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, njoftoi policia.

Punonjësi i Policisë, si pasojë e dëmtimeve të marra nga goditjet e shtetasit F. GJ. ndodhet në regjim me raport mjekësor 10 ditor.