ITALI- Një 34-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në spital në Itali disa orë pasi u nxor nga uji nga policia. Mësohet se shqiptari po mbytej në pishinën e një hoteli në Venecia dhe autoritetet ndërhynë duke e nxjerrë akoma me shenja jete.
Edhe pse gjithçka dukej se po shkonte mirë dhe ai e kishte kaluar rrezikun, shqiptari ndërroi jetë pasi pati një përkeqësim të menjëhershëm. Ka dyshime paraprake ai mund të ketë qenë ose i alkoolizuar, ose i droguar kur po mbytej në pishinë. Gjithashtu nuk përjashtohen edhe problemet shëndetësore apo patologjitë. Do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do përcaktojë shkakun e vdekjes së shqiptarit.
