U nda nga jeta papritur! Familjarët njoftojnë ditën e varrimit të këngëtarit Shpat Kasapi

Familjarët, miqtë dhe të gjithë dashamirësit e muzikës së tij ndër vite janë njoftuar nga familja e të ndjerit Shpat Kasapi, e cila ka bërë publik lajmërimin mortor për ceremoninë e varrimit.

Ceremonia do të mbahet ditën e nesërme, ku të afërmit dhe admiruesit e artistit do të kenë mundësinë t’i japin lamtumirën e fundit. Këngëtari shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Shpat Kasapi u nda nga jeta në mënyrë të papritur për shkak të një arresti në zemër më 26 nëntor të këtij viti.