KURBIN- Trupi i pajetë i 15-vjeçarit që u mbyt mesditën e sotme në Lagunën e Patokut është gjetur nga polumbarët pas disa orësh kërkime.
I riu është mbytur pas i u fut me bashkëmoshatarin e tij për t’u larë në det, duke kaluar përmes kanalit që lidh lagunën e Patokut me detin.
16-vjeçari tjetër është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa grupi hetimor vijon me hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.
Kurbin/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak në lidhje me ngjarjen e ndodhur në zonën e Patokut, Kurbin, ju informojmë se:
Polumbarët e Njësisë Speciale RENEA kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë të 15-vjeçarit.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
