U largua nga banesa 4 ditë më parë, 25-vjeçari gjendet i pajetë në pemë

Një 25 -vjeçar i ka dhën fund tragjikisht jetës duke u vetvarur në pemë.

Policia e kryeqytetit informon se ‘në vijim të informacionit të dhënë me datë 19.01.2025, për largimin nga banesa të shtetasit K. H., 25 vjeç, ju bëjmë me dije se:

Shtetasi K.H, është gjetur i vetëvarur në një pemë, në zonën e Liqenit të Farkës.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes’.