U komandua pas arratisjes së Altin Ndocit, ndërron jetë drejtori i burgut të Durrësit, Etmond Llabani

Është ndarë nga jeta drejtori i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Durrës, Etmond Llabani.
Më herët, Llabani kishte mbajtur edhe detyrën e drejtorit në burgun e Peqinit.

Në janar të këtij viti, pak kohë pasi mori detyrën në Durrës, ai pësoi një hemorragji cerebrale, gjendje që ndikoi rëndë në shëndetin e tij. Pavarësisht përpjekjeve, ai nuk arriti të mbijetojë.