Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Gjorm të Selenicës, ku një shtetas është vrarë në mes të fshatit.
Viktima është Dalan Aliaj, 36 vjeç.
Ai është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij.
“Sot, në fshatin Gjorm, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, shtetasi Dalan Aliaj, 36 vjeç, banues në Fier. Nga veprimet paraprake, gjatë këqyrjes së trupit, i janë konstatuar plagë të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit”, njoftoi policia.
Ai mësohet se është djali i xhaxhait të Bertil Alliaj, që ishte përfshirë në një ngjarje në vitin 2015, në atë që njihet si “masakra e Çoles”. Në atë kohë, pas një sherri në kazino, mbetën të vrarë 29-vjeçari Akil Hasanaj (emri i mëparshëm Haki Rakipi), 27-vjeçari Ardi Velaj (emri i mëparshëm Ferdian Velaj) si dhe 21-vjeçari Albi Limaj.













