U fut për të vjedhur një pikë të këmbimit valutor në Durrës, hajduti i maskuar dhe i armatosur del “duar bosh”, në kërkim nga policia

DURRËS- Një person i maskuar dhe i armatosur ka tentuar të kryejë një grabitje ditën e stome në një pikë të këmbimit valutor në Durrës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur paraditen e së premtes në lagjen nr.1 të Durrësit e njohur ndryshe si zona e Vollgës.

Punonjësit kanë arritur të pikasnin personin e armatosur dhe nuk kanë hapur xhamin e sportelit dhe mës pas hajduti i ka pikasur dhe është larguar me shpejtësi nga pika e këmbimit valutor. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet dhe kërkimet për personin.