U divorcua me Elian? Princ Leka shton dyshimet, publikon kartolinën e urimit vetëm me të bijën

Princ Leka ka publikuar kartolinën e Krishtlindjeve, por këtë herë vetëm me vajzën, duke shtuar edhe më shumë zerat për një ndarje të mundshme me Elia Zaharinë.

Urimin e bëri me disa foto të realizuara në sheshin “Skënderbej”, krah vajzës së tij.

“Të dashur miq, ju uroj nga zemra një festë të gëzueshme të Krishtlindjes! Le të shijoni momentet e lumtura me familjen dhe miqtë tuaj në këtë kohë të veçantë të paqes dhe lumturisë për të gjithë!”, shkroi ai.

Çifti mbretëror me veprimet e fundit ka lënë vend për dyshime dhe aludime për një krizë në marrëdhënien e tyre.