Është në gjëndje të rëndë 70 vjeçari i cili po kalonte në bulevardin “Gjergj Fishta’ kur është zënë poshtë nga skela që ra nga një pallat në ndërtim e sipër.
Burime nga Spitali i Traumës bën me dije se pacienti me inicialet H.L. 70 vjeç është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa pacientia me iniciale I.Sh, 45 vjeçe në gjendje shëndetësore stabël, po mbahet në monitorim nga stafi mjekësor.
Tiranë/Informacion paraprak
Tiranë/ Bie skela e pallatit në ndërtim e sipër në bulevardin ‘Gjergj Fishta’, plagosen 2 kalimtarë, babë e bijë
LEXO EDHE:
Tiranë/ Bie skela e pallatit në ndërtim e sipër në bulevardin ‘Gjergj Fishta’, plagosen 2 kalimtarë, babë e bijë
Më datë 22.01.2024, rreth orës 10:10, në bulevardin “Gjergj Fishta”, janë rrëzuar skelat e nje pallati në ndërtim e sipër, dhe si pasojë janë dëmtuar 2 shtetas (kalimtarë) H. L., rreth 70 vjeç, dhe I. Sh., rreth 45 vjeçe.
Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Në ambientet e Policisë janë shoqëruar inxhinieri i pallatit, shtetasi K. S., dhe punëtorët N. S., dhe A. P., për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
