U arrestuan si autorë të dyshuar të vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi, si u zbuluan nga policia dy vëllezërit Duka

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 13 nëntorit ku mbeti i vrarë Eduart Reë. Pas arrestimit të dy autorëve të dyshuar mësohet se janë kryer disa hetime të cilat i dërguan autoritetet drejt dy vëllezërve Duka. Hetuesit kanë arritur të ndjekin gjurmët e Shkëlqim dhe Florian Duka ndërsa ata realizuan një eksperiment hetimor për të përcaktuar pozicionin e mundshëm nga ku mund të ishte qëlluar biznesmeni, si dhe drejtimin e plumbit.

Raportohet se ky hulumtim ka qenë një hap kyç për të identifikuar burimin e plumbit që shkaktoi vdekjen e biznesmenit. Pas bashkimit të të gjithë hetimeve dhe pjesëve të analizës, hetuesit kanë arritur të kryejnë një hetim të detajuar mbi vendndodhjen e autorëve të dyshuar. Mësohet se policia ka shqyrtuar kamerat e sigurisë përreth zonës ku ndodhi vrasja, duke zbuluar prova të rëndësishme që çuan në ndjekjen e vëllezërve Duka.

Gjatë kontrolleve të kryera në banesat dhe lokalin e tyre, që ndodhen afër vendit të ngjarjes, u sekuestruan prova të tjera materiale që mbështesin dyshimet për përfshirjen e tyre në ngjarjen kriminale. Gjithashtu bëhet me dije se vëllezërit Duka kishin pasur një konflikt të hapur me Reçin lidhur me pronësinë e truallit ku ai po planifikonte ndërtimin e pallatit.