U arratis nga burgu, shqiptari plagos me thikë dhe grabit ukrainasen në Greqi

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në një banesë në Kasandra të Halkidikisë në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur brenda një banesë të marrë me qira në zonën e Kipsa, kur një shtetas ka hyrë brenda dhe pasi ka grabitur 2000 euro dhe një celular, ka plagosur me thikë një turiste 25-vjeçare nga Ukraina.

25-vjeçarja është transportuar e plagosur në qendrën shëndetësore të Kasandras, ku po i nënshtrohet mjekimit. Përmes fotografive, e huaja ka identifikuar autorin e dyshuar, për kapjen e të cilit ka nisur një operacion i gjerë i policisë greke.

U arratis nga burgu, shqiptari plagos me thikë dhe grabit ukrainasen

Ai është identifikuar si Ylli Shkalla, 27 vjeç, nga Tirana. Ai rezulton të jetë arratisur një ditë më parë nga burgu i Kasandras në Halkidiki.

Ai po vuante dënim në gjysmë liri në këtë burg bujqësor ku edhe punonte. Shkalla rezulton i arrestuar në shkurt 2017 për 9 vjedhje të kryera në bashkëpunim në Tiranë.