U aksidentua në vendin e punës, 59-vjeçari ndërron jetë te Trauma

TIRANË- Tomorr Koçi, 59-vjeç i cili u aksidentua mesditën e sotme në punë ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës. Mësohet se 59 -vjeçari që humbi jetën në spital, ka qenë duke punuar si saldator në Këmishaj të Lushnjes dhe ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme, e cila i solli dhe vdekjen.

Konkretisht Koçi është transportuar me autoambulancë rreth orës 15:00 në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, por fatëkeqësisht nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.