GRAMSH- Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Cërrik-Gramsh. Mësohet se një motor rreth orës 23:30 ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë mësohet se është demtuar rëndë shoferi i motorit.
Fatkeqësisht ai nuk ka arritur tu shpëtojë plagëve të marra dhe 66-vjeçari ka humbur jetën. Ai është identifikuar me inicialet O.K.
“Më datë 30.07.2025, rreth orës 23:30, në aksin rrugor “Cërrik-Gramsh”, shtetasi O. K., 66 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Për shkak të dëmtimeve, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
