Tym e flakë në Kuvend, mazhoranca miraton buxhetin e 2024 në vetëm tetë minuta seancë

Mes kaosit, Parlamenti miratoi buxhetin e vitit 2024 me 74 vota pro dhe 4 kundër.

Seanca parlamentare e kësaj të enjteje ka zgjatur vetëm pak minuta. Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla hodhi ne votim nen per nen buxhetin dhe paketën fiskale, e cila është miratuar me shpejtësi dhe pa diskutime. Ky është ndër rastet e rralla kur buxheti kalon pa diskutime në Parlament.

Seanca e sotme nisi me përforcime të punonjësve të gardës për të mos lejuar kaosin e deputetëve të opozitës, por këta të fundit kanë arritur të vendosin karriget në foltore si në të gjitha seancat e kohëve të fundit.

Nuk kanë munguar kapsollat dhe tymueset nga deputetët e opozitës, por kjo situata nuk e ka penguar kryetaren e Parlamentit, Lindita Nikolla që të votojë nen për nen brenda 8 minutave buxhetin, duke hedhur poshtë të gjitha amendamentet e opozitës.