Tronditëse! Tre të miturat në Korçë dyshohet se u helmuan nga karamelet me hashash që gjetën në rrugë. 3-vjeçarja rëndë në reanimacion

KORÇË- Detaje të reja vijojnë të dalin nga hemimi i tre të miturave në Korçë. Mësohet se tre motrat kanë konsumuar disa karamele të gjetura pranë një koshi mbeturinash të cilat dyshohet se kanë përmbajtje të esencës së lëndëve narkotike hashash.

Nga ana e policisë është konfirmuar totalisht që karamelet janë gjetur në koshin e mbeturinave dhe nuk ua ka dhënë asnjë person tjetër. Gjithashtu bluzat e bardha bëjnë me dije se në gjendje të rëndë shëndetësore është vetëm 3-vjeçarja, e cila në këto momente po intubohet në reanimacionin e spitalit të Korçës.

Ndërsa dy vajzat e tjera fatmirësisht e kanë kaluar rrezikun për jetën dhe ndodhen në gjendje stabile dhe nën kujdesin e mjekëve në pediatri. Ndërkohë autoritetet po vijojnë hetimet e plota për ngjarjen.