TRONDITËSE/ Nëna dhe njerku përdhunojnë 15-vjeçaren, deklarata: Më mirë me ne se me të huaj

Një ngjarje tronditëse është zbuluar në SHBA, ku një vajzë 15-vjeçare ra viktimë e përdhunimit nga nëna dhe njerku i saj, për më shumë se një vit.

Ngjarja ka ndodhur në Utah, ku çifti u arrestua pasi policia iu përgjigj një telefonate nga një e mitur, e cila tha se ishte ngacmuar seksualisht për një vit e gjysmë. Nëna dhe njerku i adoleshentes, të dy në të 30-at, iu afruan asaj me idenë për të pasur përvoja seksuale së bashku, duke besuar se marëdhënia seksuale me ta ishte më i sigurt për të sesa me të huajt. Çifti akuzohet për abuzim seksual të dhunshëm dhe përdhunim.

“Një vit më parë unë dhe nëna e saj mësuam se 15-vjeçarja donte të takohej dhe të kryente marëdhënie seksuale me të panjohur në internet”, dëshmoi njerku duke shtuar se ai dhe gruaja e tij vendosën që t’i mësonin viktimës për aktin seksual.

Veç kësaj, njerku dyshohet se u tha autoriteteve se ai dhe nëna e vajzës blenë lodra seksi për 15-vjeçaren dhe bënë dush me të, ndërsa pranoi se ai dhe gruaja e tij i tregonin viktimës se si t’i përdorte lodrat e seksit. Nëna i tha policisë se kishte kryer akte seksuale me burrin dhe vajzën e saj.