Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Ursula von der Leyen vlerësoi përparimin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE.
Ajo dha tre mesazhe për vendin tonë.
“Objektivi është në horizont, Shqipëria është në vendet kryesuese në procesin tonë të anëtarësimit. Meqenëse kam qenë edhe vitin e kaluar në Tiranë, që atëherë Shqipëria ka bërë një ecuri të mrekullueshme. Ky është një përparim shumë i rëndësishëm, Shqipëria është plotësisht e përafruar me politikën tonë të jashtme dhe të sigurisë. Ne e shohim botën me të njëjtin sy. Anëtarësimi i Shqipërisë nuk do ta bëjë vetëm Shqipërinë më të fortë, por edhe BE-në më të fortë.
Mesazhi im i dytë: nevojiten reforma të mëtejshme në të gjithë kapitujt e hapur. Miratimi i reformave është i rëndësishëm, por është po aq e rëndësishme të plotësohen tërësisht. Kjo kërkon angazhim të vërtetë, përtej ndasive politike”.
Mesazhi im i tretë ka të bëjë me rezultatet e planit tonë të rritjes. Ne sjellim investime të BE-së në Shqipëri, hapim disa pjesë të tregut tonë të përbashkët. Në të njëjtën kohë ju miratoni dhe merrni reformat e nevojshme. Shqipëria po ecën shumë mirë sa i përket planit të rritjes: keni përmbushur mbi 80 përqind të hapave të reformave”, theksoi Ursula von der Leyen.




