Familjarët e Liridona Ademajt kanë hapur dyert e mortit në fshatin Rracaj të Gjakovës, ndërsa 30-vjeçarja e vrarë më 29 nëntor në Prishtinë u rivarros në vendlindje.
Pjesë e ceremonisë së varrimit të Liridona Ademajt është bërë edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Një grup fëmijësh ishin të veshur me bluza të bardha të stampuara para me foton e Liridonës dhe mbrapa me shkrimin “Drejtësi për Liridonën”, ndërsa mbanin në duar trëndafila të bardhë.
Kujtojmë se 30-vjeçarja u vra më 29 nëntor në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë në një komplot të organizuar nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.
Deri më tani janë arrestuar tre të dyshuar, mes tyre edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.
Naim Murseli, bashkëshorti i Liridona Ademajt, i dyshuar si organizator i vrasjes, vrasësi Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së dolën një ditë më parë para Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila vendosi nga një muaj paraburgim për secilin prej tyre.
Janë ende të paqarta arsyet e vrasjes së Liridona Ademajt, ndërsa hetimet vijojnë ende.
Vëllai i i Liridona Ademaj në një intervistë për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel tha se dy fëmijët e saj po qëndrojnë me prindërit e Murselit dhe ende nuk e kanë mësuar lajmin e hidhur.
