Tre të arrestuar në Shijak për tregtim të lëndëve narkotike

Policia përmes një operacioni të përbashkët me Prokurorinë e Rrethit Durrës, ka arrestuar tre persona të akuzuar për tregtim të lëndëve narkotike.

Sakaq mësohet se në prangat e policisë kanë rënë dy vëllezërit Glerian Hyseni e Julian Hyseni, si dhe Albert Tikovina 46 vjeç.

Arrestimi erdhi pas një hetimi 10 mujor.

Në 7 Janar u arrestuan edhe 2 vëllezërit  Ndriçim Balla dhe Indrit Dauti (Balla) me 1kg kokaine te cilësisë më të lartë. Tre personat e arrestuar blinin lëndën narkotike tek dy vëllezërit Balla.

Arrestimi u zhvillua në kuadër të operacionit “Pjeza”.