Tre nxënës nga Elbasani vlerësohen me “Medalje Ari”

Tre nxënës nga shkollat e qytetit të Elbasanit janë vlerësuar me “Medalje Ari” për arritje të larta akademike.

Vlerësimi është dhënë për mesataren 10 gjatë gjithë viteve të shkollimit dhe për rezultatet e arritura në Maturën Shtetërore.

Nxënësit e vlerësuar janë:

Ilda Idrizi, Shkolla “Dhaskal Todri”;

Gledjon Bajrami, Shkolla “Liria”;

Pavlina Bezati, Shkolla “Luigj Gurakuqi”.

Ky vlerësim u akordua në bazë të kritereve akademike të përcaktuara dhe synon evidentimin e nxënësve me performancë të lartë në arsim. Tre te rinjte u vleresuan gjate nje ceremonie qe zhvillohet cdo vit ne kryeministri mes 190 maturanteve nga e gjithe Shqiperia.