Tragjike në Shkodër/ Digjet brenda banesës burri 52 vjeç. Gruaja shpëton

Një zjarr përfshiu një banesë në qytetin e Shkodrës, duke shkaktuar vdekjen e pronarit 52-vjeçar. Policia tha se zjarri ra aksidentalisht.

“Rreth orës 02:10, në lagjen ‘Zogaj’, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit J. Ç., 52 vjeç, e cila është djegur plotësisht.

Si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën shtetasi J. Ç, ndërsa bashkëshortja e tij ka mundur të dalë nga banesa pa pësuar dëmtime nga zjarri.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.