Tragjike në Paulesh! Inxhinieri i ndërtimit bie nga lartësia dhe humb jetën në vend. Arrestohet drejtuesi teknik

Elbasan, 25 Tetor 2025 —

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan bën me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 64 vjeç, me detyrë drejtues teknik, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme, gjatë punës në kantierin e ndërtimit në fshatin Paulesh, ku ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën inxhinieri G. D., 42 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.