Tragjike! Përfshihet nga flakët një banesë, humb jetën një grua!

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës.

Nga asfiksia ka humbur jetën një 42-vjeçare, pasi banesa e saj u përfshi nga flakët.

Njoftmi i policisë:

Rreth orës 14:00, Policia e Durrësit është njoftuar se në një banesë në fshatin Shënavlash ka rënë zjarr, i dyshuar si pasojë e një shkëndije elektrike.

Për pasojë, dyshohet se nga asfiksia ka humbur jetën shtetasja K. M., 42 vjeçe.

Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.