Tragjike në Divjakë. Përplaset me makinën me motor, humb jetën 15-vjeçari

Një aksident me vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në Divjakë, ku ka humbur jetë një 15-vjeçar i cili lëvizte me motoçikletë.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor “Pushimi i Shoferit Divjakë”.

SPAK merr të pandehur kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri
I mituri ka qenë duke udhëtuar me motoçikletë, kur është përplasur nga një makinë që drejtohej nga shtetasi me iniciale R. Ç., dhe ka humbur jetën.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po kryhen veprimet hetimore procedurale.

Njoftimi i policisë Divjakë:

Rreth orës 12:30, në fshatin Kamenicë, automjeti me drejtues shtetasin R. Ç., është përplasur me motomjetin me drejtues një shtetas 15 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 15-vjeçari.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet hetimore procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.