TRAGJIKE! Gjenden të pajete dy emigrantë në Korçë

Dy emigrantë të paligjshëm janë gjetur të pajetë në një zonë malore mbi fshatin Kamenicë.

Sipas informacioneve paraprake, viktimat janë të moshave rreth 25 dhe 30 vjeç. Nga këqyrja fillestare e trupave nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se shkak i humbjes së jetës kanë qenë temperaturat e ulëta.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij rasti.