Tragjedia në fabrikën e biskotave në Greqi/ Temperatura nga zjarri arrin deri në 1.000 gradë Celsius! Ja çfarë dyshohet se shkaktoi shpërthimin

GREQI- Pesë persona kanë humbur jetën, si pasojë e një zjarrit të rënë në fabrikën e biskotave ‘Violanta’. Sipas dëshmive të banorëve, zhurma nga shpërthimi ishte aq e fortë sa dëgjohej edhe në fshatrat fqinje. Zjarri u zhvillua një temperaturë mbi 1,000 gradë. Kjo bëri që çeliku të shkrihej, ndërsa një pjesë e infrastrukturës së ndërtesës u shemb si nga shpërthimi ashtu edhe nga temperatura që u zhvillua.

Mediat greke shkruajnë se ekipet përkatëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po marrin në pyetje punëtorët që i shpëtuan tragjedisë. Skenari bazë është ai i një shpërthimi aksidental. Kjo do të thotë, kishte një rrjedhje propani, e cila u aktivizua në momentin e ndezjes së një çelësi elektrik.

Kush janë viktimat e tragjedisë?

Viktima e parë që është identifikuar është 42-vjeçarja Vasiliki Skampardoni, nga Gardiki, Trikala, nënë e dy fëmijëve dhe veçanërisht e njohur në komunitetin lokal. Kjo pasi në të kaluarën kishte qenë parukiere në atë zonë.

Si ndodhi tragjedia?

Zjarri shpërtheu rreth orës 4:00 të mëngjesit dhe dogji një krah të fabrikës. Pesë minuta para orës 4 të mëngjesit, ajo u parapri nga një shpërthim i fuqishëm në bodrumin e ndërtesës kryesore të fabrikës që ndodhet në autostradën Trikala-Karditsa. Sipas informacioneve, shpërthim nga e cili u shkaktua zjarri i madh në objekte, ndodhi në qendër të uzinës “Violanta”. Viktimat u gjetën në bodrumin e fabrikës, shumë pranë njëri-tjetrit pas shpërthimit. Deri më tani janë gjetur 4 trupa të pa jetë, ndërsa është lokalizuar i pesti.