Tragjedi në Mekë, të paktën 550 besimtarë humbin jetën gjatë pelegrinazhit të haxhit! Shkak temperaturat e larta

Temperatura në Mekë arritën vlerën deri në 51.8 gradë celcius.
Haxhi, një nga tubimet më të mëdha fetare në botë, është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe besimtarët që janë të aftë duhet të bëjnë pelegrinazhin madhështor të paktën një herë në jetën e tyre.
Por ky tubim fetar po vuan gjithnjë e më shumë pasojat e ndryshimeve klimatike. Sipas një studimi saudit i publikuar në maj tha se temperaturat në vendet ku mbahen ceremonitë po rriten me 0.4°C çdo dhjetë vjet.