Tragjedi në Krishtlindje, zjarri në shtëpi lë të vdekur babain, dy fëmijët dhe qentë, lëndohet mamaja e djali

Një baba dhe dy nga djemtë e tij kanë vdekur pasi një zjarr në shtëpinë e tyre shpërtheu në mëngjesin e Krishtlindjeve.

Autoritetet thonë se zjarri filloi në shtëpinë e familjes King në orën 1:22 të mëngjesit të së shtunës në Quakertoën, Pennsylvania dhe vrau Eric King dhe dy djemtë e tij të vegjël, Liam dhe Patrick.

Gruaja e Eric Kingut, Kristin dhe djali më i madh i çiftit, Brady, mundën t’i shpëtonin flakëve ndërsa pjesa tjetër e familjes ishte e bllokuar brenda.