SCHRAMBERG, GJERMANI – Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Schramberg, ku kanë humbur jetën një 29-vjeçare shqiptare dhe djali i saj 3-vjeçar.
Sipas mediave lokale, ngjarja ka ndodhur pak para orës 09:00 në rrugën Oberndorfer, ku një kamion i drejtuar nga një 53-vjeçar ka dalë nga rruga pasi drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit.
Mjeti fillimisht ka përplasur tre automjete të parkuara dhe më pas ka dalë në trotuar, duke goditur për vdekje nënën dhe fëmijën e saj, me origjinë nga Kosovë.
Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të emergjencës, të dy viktimat ndërruan jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të rënda.
Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.













