Tragjedi familjare pas vdekjes së 27-vjeçarit nga Tepelena: Nëna e Sulo Halilit ndërron jetë nga dhimbja

Tepelenë, 13 Nëntor 2025

Dhimbje e dyfishtë ka tronditur familjen Halili nga Tepelena, pasi nëna e të ndërtuesit 27-vjeçar Sulo Halili, i cili u gjet i qëlluar dhe i djegur në Greqi, ka ndërruar jetë pas një ataku kardiak.

Gruaja nuk e përballoi dot humbjen e të birit të vetëm, që u vra në rrethana makabre më 8 nëntor në zonën Skourta të Beotisë, ku u gjet i karbonizuar brenda një automjeti. Familjarët dhe të afërmit kanë treguar se ajo ka kaluar ditë të vështira pas lajmit tronditës, derisa zemra e saj nuk mundi ta përballonte më dhimbjen.