Korçë, 15 gusht 2025 – Një ngjarje me armë të ftohtë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Mollaj të Korçës.
Rreth orës 19:00, shtetasi Ari Kodra, 27 vjeç, ka mbetur i plagosur, dyshohet me thikë, pas një konflikti me shtetasin Aleks Qiqi, 41 vjeç. I riu është transportuar menjëherë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.
Autori i dyshuar, Aleks Qiqi është shoqëruar nga policia në Komisariat për veprime të mëtejshme. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar mjetin prerës (thikën), që dyshohet të jetë përdorur në ngjarje. Ai rezulton me precedentë penalë dhe i dënuar në Greqi e Shqipëri për falsifikime dhe trafik droge.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij konflikti.
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:00, në fshatin Mollaj, Korçë, shtetasi A. K., 27 vjeç, është dëmtuar, dyshohet me mjet prerës thikë nga shtetasi A. Q, 41 vjeç.
27-vjeçari, po merr ndihmë mjekësore në spital.
Autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi A. Q., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar mjetin prerës thikë që dyshohet se shtetasi A.Q, ka plagosur 27 vjeçarin.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
